Basha e quan Mehmetajn “rrugaç”, e përmend edhe Baton Haxhiun: Mirë që nuk i beson askush
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dje në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, e kishte një përplasje me Lirim Mehmetajn, analist dhe gazetar i “Albanian Post”.
Pas këtij debati në emision, ndonëse Basha fliste përmes telefonit, deputeti i VV-së e shkroi një status, në të cilin ka bërë disa akuza me gjuhë të ashpër ndaj Mehmetajt.
Basha e ka quajtur Mehmetajn ‘rrugaç që punon për Batonin”, duke aluduar në Baton Haxhiun, udhëheqësin e Albanian Post.
“Mirë që nuk i beson askush rrugaçëve që punojnë për Batonin, por kjo është e rrëzikshme për demokracinë, sepse nuk ka më rrëzik se kur publiku nuk i beson as monitoruesëve të pushtetit, si pasojë e rrugaçëve si ky!” – shkroi ai, teksa e ka shpërndarë edhe një status të Arlind Manxhukës, zëdhënës i VV-së, i cili po ashtu shkroi në lidhje me një deklaratë të Mehmetajt.
