Basha e dënon sulmin ndaj Berishës: Kjo ngjarje duhet të hetohet plotësisht
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht nga policia e shtetit.
Sipas tij, dhuna nuk është zgjidhje.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”- ka shkruar ai.