Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Divizionit të Operacioneve në Forcat e Armatosura Austriake, Gjeneral Herbert Sailer.
Gjatë takimit, Barduani e ka informuar atë mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e dialogut politik.
“Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar angazhimin e vendosur të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu urimet e tij Gjeneral Sailer për kontributet e gjata të Austrisë në KFOR dhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ripërsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.