Baraliu: Ngatërresa mes pushtetit e sindikatave duhet të përfundojë, përgjegjësia bie mbi qeverinë - NACIONALE

Baraliu: Ngatërresa mes pushtetit e sindikatave duhet të përfundojë, përgjegjësia bie mbi qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Bleron Baraliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth “përplasjeve” të sindikatave dhe qeverisë, ku këtë të fundit kanë vendosur që mësuesve të mos iu ekzekutojnë pagat për muajin shtator për shkak të grevës përgjatë muajit të kaluar.

Për Baraliun, përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë teksa jep një ide se si të dilet nga kjo “ngatërresë”.

“Sa i përket pagës së shtatorit, ja një zgjifhje e thjeshtë dhe e drejtë: Mësuesit grevistë të paguhen nga shteti pa vonesë, por vetëm nëse pranojnë obligimin të mbulojnë orët e humbura – gjysmën përmes orëve shtesë me nxënes (në vikende, tutorim pas orarit etj), ndërsa gjysmën me trajnime të obligueshme (dhe ashtu më se të nevojshme), ka shkruar Baraliu ndër tjerash.

Lajme të ngjashme