Baraliu: Kurti ka kompetencë të jashtëzakonshme në dialog, s’munesh me ia mohu
Analisti Bleron Baraliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kompetencë të jashtëzakonshme në dialog dhe se kjo nuk mund t’i mohohet.
Këto deklarata ai i dha në Kanal 10, kur u pyet se “A është Kurti budalla?”.
“Një rrethanë ka ndryshu, që një person me kompetencë të jashtëzakonshme, Albin Kurti ka një kompetencë të jashtëzakonshme në dialog, s’munesh me ja mohu”, tha ai.
Kujtojmë se Kurti nesër do të takohet me Vuçiq në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.