Banka Qendrore del kundër refuzimit të 2 euroshit origjinal: Asnjë autoritet tjetër s’mund të vendos për ndalimin - NACIONALE

Banka Qendrore del kundër refuzimit të 2 euroshit origjinal: Asnjë autoritet tjetër s’mund të vendos për ndalimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ditët e fundit, shumë biznese në Prishtinë, por edhe në Kosovë, kanë filluar të refuzojnë monedhën 2 euro, nën pretekstin e falsifikimit të kësaj monedhe.

Sipas BQK-së, asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë intrumenti të ligjshëm të pagave.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në vijim të komunikatës dhe udhëzimeve të datës 7 nëntor 2023, me qëllim të udhëzimeve shtesë dhe sqarimit të paqartësive të ngritura, njofton qytetarët dhe bizneset se të gjitha denominimet në Euro të kartëmonedhave dhe monedhave të vërteta (origjinal), pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Republikën e Kosovës. Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave.” – thuhet ndër të tjera në komunikatën e BQK-së:

Lajme të ngjashme