“Banjskën e mendojnë si moment për ta vulosur fatin e Serbisë”: Daçiq fajëson Kosovën për “mospërmushje” të Marrëveshjes së Brukselit
Shkaku i të gjitha problemeve është “mospërmbushja e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimin ministror të kryediplomatëve të rajonit në Tiranë, duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Daçiq, duke dhënë interpretimit kryekëput të tij propagandistik, tha se Serbia “ka paralajmëruar këso përshkallëzimi” me vite.
“Marrëveshja e Brukselit e jep që serbët të jenë pjesë e policisë (së Kosovës), që forcat shqiptare nuk mund të shkojnë në veri dhe themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) serbe”, ka thënë Daçiq, siç e cituan mediat serbe.
“Pse do të kishte pastaj probleme? Në të vërtetë, vetëm njerëz politikisht të verbër ose dasahkeq nuk duan të shohin se ku qëndron problemi. Ata mendojnë se tash, pas ngjarjeve në Banjskë, ka ardhur momenti për ta vulosur fatin e Serbisë. Kjo s’është kështu. Serbia do të vuajë nga presioni për shkak të krejt kësaj, por do të luftojmë që të tregojmë drejtimin e mëtejmë për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Ivica Daçiq.