Ballkani u eliminua nga Zalgiris, por para shortit lojtarët u patën "çmendur" nga gëzimi
Ballkani ditën e martë i përfundoi garat në Ligën e Kampionëve, pas eliminimit nga Zalgiris.
"Xhebrailat" dominuan dukshëm në ndeshjen e parë që zhvilluan në "Fadil Vokrri", sfidë të cilën kanë mundur ta fitonin me tri apo katër gola përpara, por që në fund përfundoi me rezultat 1:1.
Sidoqoftë, në ndeshjen kthyese zhvilluan lojë tejet të zbehtë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 pas 120 minutave lojë të zhvilluar.
Mirëpo, tani kujtojmë momentin kur lojtarët e Ballkanit "çmendeshin" nga gëzimi pasi në short u kishte rënë Zalgiris.
Më poshtë mund të shihni videon e plotë:
Ndërkohë, tani Ballkani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, pasi do të përballen me kampionin e San Marinos, La Fiorita.