Bajrami për ngërçin institucional: Me veç 1 mandat më shumë se Kurti, ka kohë që do t’i kishim institucionet - NACIONALE

Bajrami për ngërçin institucional: Me veç 1 mandat më shumë se Kurti, ka kohë që do t’i kishim institucionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar krizën institucionale – ku Vetëvendosje dështoi për herë të 15-të ta zgjedhë kryeparlamentaren – duke theksuar se përgjegjësia bie tërësisht mbi partinë fituese të zgjedhjeve.

Bajrami rikujtoi se edhe pse Kushtetuta i jep të drejtë subjektit të parë të propozojë kryeparlamentarin, e njëjta kërkon gjithashtu votat e 61 deputetëve për ta kaluar kandidaturën.

Duke iu referuar Kushtetutës së vendit, Bajrami tha se deputetët i detyrohen vetëm vullnetit të qytetarëve.

“Të gjithë e dimë se Kushtetuesja thotë se kryeparlamentari i takon të parit por gjithashtu Kushtetuta dhe rregullorja e thotë edhe një gjë tjetër; që duhet votuar me 61 vota. Gjithashtu Kushtetuta thotë që deputeti i detyrohet vetëm vullnetit të qytetarëve, të votuesve të vetë dhe asnjë detyrimi tjetër.

Duhet të dihet përgjegjësia. Përgjegjësia është te partia e cila ka fituar 48 mandate në Kuvend. Unë di me ju garantu që kushdo që do t’i kishte vetëm dy mandate ose vetëm një mandat më shumë se Kurti, ne ka kohë që do i kishim institucionet.” – tha Bajrami në “Debat Plus”.

Lajme të ngjashme