Bajrami për ndalimin e pagës së grevistëve: Kurti e Murati i ka lënë pa bukë familjet e mësimdhënësve
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë, se kompensimi i mësimdhënësve për muajin shtator nuk do të ndodhë si pasojë e grevës të organizuar nga SBAShK-u.
Bajrami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje juristëve të cilët janë të afërt më Qeverinë, t’i tregojnë kryeministrit Albin Kurti e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se sipas parimit të ligjshmërisë askujt nuk mund t’i cenohet një e drejtë e bazuar në një ligj
“Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: Në bazë të parimit të ligjshmërisë askujt nuk mund t'i cenohet një e drejtë bayuar në një ligj, i cili është i paqartë.'', ka deklaruar Bajrami
Ajo ka shkruar se familjat e mësimdhënësve sot kanë mbetur pa bukë për shkak të mungesës së rrogës.
“Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri. Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë. Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos. Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”, shkroi ajo