Bajrami për ministrat e Qeverisë Kurti: 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar, dmth u janë dhanë dostave - NACIONALE

Bajrami për ministrat e Qeverisë Kurti: 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar, dmth u janë dhanë dostave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përfshirë në debatin që po bëhet në rrjetet sociale lidhur me veshjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet të çuditemi me “luskin” e ministrave të Qeverisë Kurti.

Tutje, ajo ka thënë se në Raportin e Progresit, thuhet se “20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar”.

“Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro.” – ka shtuar ajo.

Shkrimi i plotë:

Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro.

''Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit.''

Raporti i Vendit, faqe 72.

Lajme të ngjashme