Bajrami pas rrahjes së pacientes së moshuar në Pejë: Gjest i poshtër, i ulët dhe barabar
Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimeve të pamjeve ndaj dhunës së një infermiereje në një spital për të moshuar në Pejë.
Bajrami ka thënë se është e tmerruar nga “gjesti i poshtër, i ulët dhe barbar”.
“Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik”- ka shkruar ajo ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i saj:
Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ''shtepi të kujdesit për të moshuarit'' torturohet në mënyrën me barbare të mundshme.
Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla.
Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegeja e tyre është në aksion.
Gjest i poshtër, i ulët dhe barabar!
Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik.
I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa me të shpejtë!
