Bajrami, ministrit Murati: Nuk shkon me zor, shko në shpi se kjo punë nuk është për ty - NACIONALE

Bajrami, ministrit Murati: Nuk shkon me zor, shko në shpi se kjo punë nuk është për ty

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, e specifikisht ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Bajrami i është drejtuar Muratit me “fjalë të popullit”, duke i thënë të shkoj në shtëpi sepse “me zor nuk shkon”.

Si argument për këtë “rekomandim” aspak të këndshëm, Bajrami ka përdorur se gjatë mandatit tashmë gati 3 vjeçar, Murati nuk ka bërë asnjë politikë fiskale, asnjë reform strukturore, asnjë arritje, asnjë listë e publikuar e përfituesëve, investimet kapitale më të ultat në dekadën e fundit si dhe skadnale korrupsion e nepotizëm.

Bajrami ka thënë se për të gjitha këto dështime, Murati e ka veç një arsyetim: “fajet LDK-ja”.

E plotë:

Ju shkoj mandati me vaj në buzë

Duhesh me qënë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se “LDK-ja s’po me len me punu”.

Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor.

Viti i tretë i mandatit:

asnjë politikë fiskale,

asnjë reformë strukturore,

asnjë arritje,

asnjë listë e publikuar e përfituesëve,

investimet kapitale me të ultat në dekadën e fundit,

skandale, korrupcion e nepotizëm gjithandej dhe

''fajet LDK-ja''.

Pse je kaq patetik minister?

LDK-ja ka me qënë në mbrojtje të kushtetutës gjithmonë.

Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë.

Ju s’keni qënë në gjendje të ndermerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundëthënës edhe vetën.

Dhe një këshillë të sinqert: mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër “LDK-ja i ka fajet”, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës.

P.S.

''Fajet i ka LDK-ja pse Martin Berishaj përpos me diplomaci merret kapak edhe me shit-blerjen e energjisë. Fajet i ka LDK-ja pse kryeshefi i KEK-ut ndodhet në paraburgim. Fajet i ka LDK-ja që s’ka asnjë njohje të shtetit të Kosovës''.

Lajme të ngjashme