Bajrami kërkon të shkarkohet Arbërie Nagavci: Mësimi dështoi që dy të shtune - NACIONALE

Bajrami kërkon të shkarkohet Arbërie Nagavci: Mësimi dështoi që dy të shtune

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja Arbëri Nagavci, pas dështimit të zëvendësimit të mësimit për dy të shtune.

Ajo ka kërkuar që të shkarkohet Nagavci.

Shkrimi i saj i plotë:

Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi

Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.

Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.

Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.

Lajme të ngjashme