Bajrami i reagon Zogianit, ia përmend 112 kontrata sekrete në vlerë të 102 milionë eurove
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin i ka reaguar Avni Zogianit, aktivist i VV-së dhe zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.
Bajrami i ka treguar Zogianit se KEK-u i ka nënshkruar edhe dy kontrata të reja sekrete.
Tutje, Bajrami ka treguar se në Ministrinë e Ekonomisë, që udhëhiqet nga Artanë Rizvanolli, janë nënshkruar 112 kontrata sekrete.
“E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci. Edhe njëherë dje ministrja Rizvanolli përgjegjëse për KEK-un ansnjë fjalë se ka thënë për 112 kontratat e KEK-ut në vlerë prej 102 milionë eurove dhe siç po e shifni kontratat sekrete po vazhdojnë.” – shkroi ajo.
Çfarë shkroi Zogiani?
“Domethënë sipas kësaj tabelës, vlera më e madhe e kontratave me negocim direkt (44.6 milionë euro) qenka bërë në vitet 2015-2017, kur Qeveria udhëhiqej nga LDK-PDK, dhe Hykmete Bajrami ishte Ministre e Tregtisë, kurse Avdullah Hoti ishte Ministër i Financave.
Fjala është vetëm për Telekomin e Kosovës.
Hykmet?!
Avdullah?” – shkroi Zogiani.