Bajrami i reagon VV-së për Planin e Rritjes të BE-së: Propagandë, kusht është marrëveshja me Serbinë dhe Asociacioni
Lëvizja Vetëvendosje në një postim krekosës për përfitim të 880 milionë eurove – grante dhe kredi të buta – nga Plan i Rritje së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ndaj kësaj partie ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila shpjegoi se kusht për këtë gjë është, siç e jep edhe BE-ja, zbatimi i Marrëveshjes bazike dhe Aneksit të Ohrit, e ku më së theksueshmi kërkohet nisja e procedurave të themelimit të Asociacionit të Komunave të banura me shumicë serbe.
Postimi i Hykmete Bajramit:
Derisa masat ndeshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona Euro, Zyra e propagadës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”, ndërsa nuk po tregojnë se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit
Manipulimet me numra nuk kanë të ndalur, dje LVV paska dalë me komunikatë se Kosova përfiton 880 milionë Euro.
Lë t’i themi disa fakte: Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Përendimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhepse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe ankesi i Ohrit, pra edhe Asociacioni.
Për të gjithë ata që sot i besojnë propagandës së LVV-së po ju paraqes vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të masave të BE-së nuk po mund të zbatohen dhe humbja për Kosovën është rreth 293 milionë Eurove.
- Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27. million euro:
7 mil. euro nga EU,
10 mil. euro MAFRD
10.2 mil. euro BMZ
- Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës.
9.95 mil. euro IPA
3 mil. euro SIDA
8 mil. euro kontributi i BMZ
- Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor.
20 mil. euro të IPAs
90 mil. euro të ËBIF
42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara
- Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar - duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore.
24 mil. Euro IPA
20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara.
- Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it
9.2 mil. euro të të WBIF,
15 mil. euro të IPAs (potencialisht)
25 mil. euro BMZ që janë të zotuara