Bajrami i përgjigjet Kurtit për zgjedhjet: Shkojmë duke të të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thumboi mbrëmë opozitën se gjoja “nuk do të mund t’i shtyjnë pafundlsisht zgjedhjet” ndërsa sot i reagoi edhe deputetja e Lidhjes Demokratie të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke e vlerësuar për “lojë të dështuar...mashtrim dhe propagandë”.
“Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami në reagim ndaj Kurtit.
Postimi i plotë:
Loja e dështuar e Kryeministrit të dorëzuar
Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.
Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni.