Bajrami ‘beson’ në Prokurori, reagon pasi VV antikushtetueshëm i referohet Pecit “ministër dhe deputet”
Vetëvendosja antikushtetueshëm sot iu referua Faton Pecit “ministër dhe deputet” anipse kjo shprehimisht është e ndaluar në Kushtetutën e Kosovës (Neni 72) – përkatësisht ndalimi i bartjes së dy pushteteve: atë legjislativ dhe ekzekutiv në të njëjtën kohë.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratke të Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi duke lexuar se kjo parti po shkon “Versus” (kundër) Kushtetutës së Kosovës.
“LVV versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, shkroi Bajrami.
Ditë më parë LDK dërgoi 17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tij të zgjedhur deputetë – të cilët që nga 27 marsi, ani pse janë certifikuar si deputetë nga KQZ, vazhdojnë të ushtrojnë edhe postet ministrore.