Bajqinovci tenton të bëhet përfaqësues i partisë, hyn në debat me Vlora Çitakun
Pak çaste më parë, Nacionale transmetoi një deklarim të Vlora Çitakut, e cila mes tjerash tha se Kosova nuk është e Albin Kurtit.
Nuk ka shkuar shumë dhe ndaj këtij postimi ka reaguar Mefail Bajqinovci.
Deputeti që njihet për gatishmërinë e shquar që të hyjë në debate të tilla, replikoi ndaj Çitakut, pa ia përmendur askush emrin.
"Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!", shkroi Bajqinovci.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
