Bajqinovci: Sonte përkrahi Gjermanin, sepse Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën - NACIONALE

Bajqinovci: Sonte përkrahi Gjermanin, sepse Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me ndeshjen që po mbahet në kuadër të kampionatit evropian në mes të Gjermanisë dhe Spanjës.

Bajqinovci ka thënë se sot përkrah Gjermanin për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Sonte jam me ekipin e kombëtares Gjermane! Nuk mund të mbështes kombëtaren e Spanjës, për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.” – ka shkruar Bajqinovci.

Lajme të ngjashme