Bajqinovci për vilat e sekuestruara: U shqetësova se po del emri i vëllaut tim, por dolën figurat e PDK-së - NACIONALE

Bajqinovci për vilat e sekuestruara: U shqetësova se po del emri i vëllaut tim, por dolën figurat e PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook rreth listës së vilave të sekuestruara në Brezovicë.

Bajqinovci tha se u “çudit” që në këtë listë nuk ishte vëllau i tij, por zyrtarët dhe familjarët e figurave kryesore të PDK-së.

“Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit” shkroi Bajqinovci në Facebook.

Statusi i plotë:

Sot qenkan publikuar emrat e politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të politikanëve që u janë sekuestruar vilat në Brezovicë, në zonën ku ndërtimet janë të palejuara.
“Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por "çuditërisht" po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së.
Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit.

Lajme të ngjashme