Bajqinovci pas komenteve për Urën e Ibrit, rikthehet me kritika për Ramën: Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, pas komenteve për temën e hapjes së Urës së Ibrit, është rikthyer me kritika për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për punën e fontanave në kryeqytet.
Bajqinovci ka thënë se asnjë fontanë nuk është funksionla në Prishtinë, teksa ka kritkuar pushtetin e komunës.
“Çfarë kryetari dhe drejtorësh kemi në Prishtinë që nuk janë në gjendje të mirëmbajnë 7 fontana në këto kushte klimatike? Me vite të tëra këto fontana kanë funksionuar rregullisht, por tani duket se edhe gjërat bazike janë lënë pas dore. Nëse nuk mund t’i menaxhosh as fontanat, çfarë mund të presim për shërbimet e tjera më të rëndësishme?” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Prishtina në 40°C, pa asnjë fontanë funksionale!
Në këto dy muaj të nxehtë përvëlues, është e papranueshme që kryeqyteti ynë të mos ketë asnjë fontanë funksionale në hapësirat publike për freskimin e qytetit. Çdo ditë kaloj nëpër sheshin kryesor dhe lagje të ndryshme të Prishtinës, dhe për muaj të tërë nuk kam parë asnjë fontanë të funksionojë.
Çfarë kryetari dhe drejtorësh kemi në Prishtinë që nuk janë në gjendje të mirëmbajnë 7 fontana në këto kushte klimatike? Me vite të tëra këto fontana kanë funksionuar rregullisht, por tani duket se edhe gjërat bazike janë lënë pas dore. Nëse nuk mund t’i menaxhosh as fontanat, çfarë mund të presim për shërbimet e tjera më të rëndësishme?
Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së përgjegjësisë dhe përkushtimit të menaxhmentit komunal ndaj qytetit dhe qytetarëve.
Fotot tregojnë gjendjen se si LDK-ja e përjetimeve nuk mund t’i funksionalizojë 7 fontana.