Bajqinovci i futet konspiracioneve: Opozita është prapa grevave, që ta rrëzojnë Kurtin - NACIONALE

Bajqinovci i futet konspiracioneve: Opozita është prapa grevave, që ta rrëzojnë Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur politike grevën e mësuseve dhe sektorit publik.

Në një intervistë në KTV, Bajqinovci tha se prapa grevës qëndron opozita, e cila nuk guxim të përballet me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tutje ka thënë se qëllimi i krijimit të krizës nga grevat është që të rrëzohet Qeveria.

“Grevat janë politike. Mendoj që grevat e SBASHK-ut janë politike, sepse janë mekanizëm i opozitës, që s’po guxon të përballet me Kurtin në asnjë debat. Po i përdor qysh i ka përdorur 18 vjet. Ka pasur edhe marrëveshje paraelektorale me SBASHK-un ku kanë dalë se tash do të kemi këtë rritje e kanë thënë do ta përkrahim këtë program. I njoh shumicën e sindikatave. Duhet të themi se shumica s’janë për grevë, por fatkeqësisht ajo e arsimit dhe ajo për shërbyesit civilë janë bllokuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme