Bajqinovci nuk beson se do të ketë zgjedhje në verë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci nuk beson se zgjedhjet e reja do të mbahen në verë.
Në emisionin “DPT të Fidani”, ai ka thënë se ato mund të mbahen vetëm nga muaji shtator e tutje.
Sipas tij, fitorja e VV-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më e madhe se ajo e vitit 2021.
Ai ka bërë me dije se sondazhet e fundit e thonë këtë.
“Në zgjedhjet e ardhshme mobilizimi do të jetë edhe më i madh. Unë mendoj që 14 shkurti ka qenë asgjë në krahasim me sondazhin e fundit 49 %. Në vitin 2021 në sondazhin e javës së funditkemi qenë 44%. Ata e dinë saktësisht ku gjenden. Kur ju tha Kurti ejani bëhni bashkë u trëhoqen, mbeti vec Ramushi kikirik vetë.”, ka thënë deputeti i VV-së.