Bajqinovci në rolin e “Google Translate”, e përkthen në shqip emrin e “Slobodna Bosna”-s
Emri i mediumit “Slobodna Bosna” është bërë i njohur në Kosovë gjatë kësaj jave, pasi RTK-ja e publikoi një shkrim pa autorë e pa fakte të këtij mediumi, ku Nacionale e Periskopi akuzohesh për bashkëpunim me Serbinë.
Këtë lajm mëpastaj e shfrytëzoi pushteti për të sulmuar Nacionalen dhe Periskopin.
Emrin e mediumit boshnajk e ka përmendur edhe Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së.
Bajqinovci, në fakt, e ka luajtur rolin e “Google Translate”, një makinë e përkthimit në mënyrë automatike e kompanisë Google. Ai e ka përkthyer në shqip emrin e mediumit boshnjak.
“Sllobodna Bosna ose në shqip Bosna e Lirë” – ka shkruar Bajqinovci.