Bajqinovci flet për mundësinë e luftës: S’duhet të mendojmë që KFOR-i na mbron - NACIONALE

Bajqinovci flet për mundësinë e luftës: S’duhet të mendojmë që KFOR-i na mbron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka folur në Kanal 10 për mundësinë e një lufte të re në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Kosova është çdo herë e rrezikuar nga Serbia.

“Unë mendoj që çdo herë jemi të rrezikuar dhe i kishum disa deklarata të ministrit të Mbrojtjes dhe të kryeministrit, ku ne me të vërtetë jemi të rrezikuar…” – deklaroi ai.

Në emisionin “Gallatë” të Arben Ahmetit, gazetar, Bajqinovci theksoi se askush “nuk hy në luftë për neve”.

“Banjska nuk tregoi që neve KFOR-i na shpëtoi. Na nuk duhet të mendojmë që KFOR-i neve na mbron. KFOR-i është me Rezolutë 1244 në krejt territorin e Kosovës, por askush Arben nuk hy në luftë për neve” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme