Bajqinovci e çon në qiell Qeverinë Kurti, por nuk di ta shkruajë fjalën "gjigante" - NACIONALE

Bajqinovci e çon në qiell Qeverinë Kurti, por nuk di ta shkruajë fjalën "gjigante"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci është deputet goxha i zëshëm – dikush do ta quante të zhurmshëm – i Lëvizjes Veëtëvendosje. Madje, në një postim të djeshëm, Bajqinovci e ka çuar në qiell Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci pretendoi se gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante të papara.

Përtej argumenteve që i renditi, ajo që ra në sy në shkrimin e Bajqinovcit është mënyra e shkruar gabim të fjalës “gjigante”. Njëjtë sikurse zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, edhe Bajqinovci e shkroi gabim këtë fjalë – në vend të gjigante, ai e shkroi si “gjigande”.

Lajme të ngjashme