Bajqinovci, Abdixhikut: Nën qeverisje të LDK-së në Prishtinë fëmijët nuk shkojnë në shkollë pa prindër, sepse qentë endacakë - NACIONALE

Bajqinovci, Abdixhikut: Nën qeverisje të LDK-së në Prishtinë fëmijët nuk shkojnë në shkollë pa prindër, sepse qentë endacakë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreu të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi që ky i fundit ka thënë se 10 qendra shëndetësore kanë perfunduar deri tani në Prishtinë.

Bajqinovci në reagimin e tij ka përmendur sulmet nga qentë endacak, duke thënë se mbi 600 sulme të qenve endacakë kanë ndodhur në kryeqytet në 6 muajt e fundit.

Lumiri thotë se ne po renovojmë në kryeqytet. Nën qeverisjen e LDK-së, sot në Prishtinë fëmijët nuk guxojnë të shkojnë në shkolla fillore pa prindër sepse qentë endacak i sulmojnë. Mbi 600 sulme të qenve endacakë kanë ndodhur në kryeqytet në 6 muajt e fundit. Kur më shumë papastërti nuk ka pasur Prishtina – mbeturinat e kanë mbuluar kryeqytetin.” – ka shkruar Bajqinovci.

Ai tutje ka përmendur bllokimin e rrugëve si edhe “arkitektin e qytetit”.

“Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar kaos në trafik. Skandalet dhe keqpërdorimet i shohim çdo ditë në media për komunën e Prishtinës. Mos te harrojmë “arkitektin e qytetit” Dhe për fund, çdo vit në Prishtinë, LDK-së i teprojnë mbi 50 milionë euro. Ky është "renovimi" i LDK-së.” – ka shkruar ndër të tjera Bajqinovci.

Lajme të ngjashme