Bajqinofci: Mediat e Beogradit kanë shpifur që unë po kërkoj luftë, nuk biem pre e tyre dhe nuk frikësohemi
Mediat serbe në Beograd, kanë shkruuar sot për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Sipas tyre, “bashkëpunëtori i Kurtit” siç e quajnë mediat serbe, po provokon luftë.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti Bajqinovci, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai i quan shpifje shkrimet nga Beogradi, teksa thotë se “duhet të jemi të bashkuar”.
“Është Serbia ajo e cila po provokon, mirëpo ne as nuk biem pre e tyre e as nuk kemi pse t'i frikësohemi asaj!”, ka shkruar Bajqinovci ndër tjera.
Statusi i plotë:
Mediat e Beogradit paskan shpifur se unë po kërkoj luftë. Ja se çfarë paskan shkruar:
"E NDJELL LUFTEN
Bashkëpunëtori i Kurtit: Kosova është e gatshme, jemi të armatosur!
Deputeti i Levizjes të cilën e drejton kryeministri kosovar hapur ka kanosur me konflikt. Ky është vetëm njeri nga vargu i provokimeve të fundit që vijnë nga Prishtina".
Serbia na do të dobët dhe të përçarë por nuk jemi të dobët. Prandaj në raport me ta duhet të jemi të bashkuar e ashtu jemi më të fuqishëm.
Është Serbia ajo e cila po provokon, mirëpo ne as nuk biem pre e tyre e as nuk kemi pse t'i frikësohemi asaj!