Bahtiri nuk iu ndahet urave të reja mbi Ibër: Urat e Mitrovicës janë damarët që furnizojnë zemrën e qytetit tonë
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, nuk po iu ndahet dy urave të reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër.
Ai sërish dje e ka vizituar njërën nga to, për t`i parë nga afër punimet që po zhvillohet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ura janë damarët e qytetit.
“Urat e Mitrovicës janë damarët që furnizojnë zemrën e qytetit tonë të bashkuar”, ka shkruar ai.