Bahtiri me nivel tjetër të servilizmit ndaj Kurtit: S`ka kriminel që e frikëson popullin e Kosovës dhe kryeministrin e tyre - NACIONALE

Bahtiri me nivel tjetër të servilizmit ndaj Kurtit: S`ka kriminel që e frikëson popullin e Kosovës dhe kryeministrin e tyre

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka vazhduar të merret me veriun e vendit.

Duke folur për situatën në atë pjesë të vendit, ai ka thirrur lavde edhe për shefin e tij, Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se nuk ka kriminel që e frikëson popullin e Kosovës dhe kryeministrin e Kosovës.

“Nuk ka kriminel e as grup kriminal që e frikëson popullin e Kosovës e as kryeministrin e tyre! Banditët mund të shkarravisin mure, por nuk mund të thyejnë shpirtin e lirë të Kosovës! Fjala e zëvendësdrejtorit të Policisë për Veriun, z. Veton Elshani, është garancia jonë se Policia e Kosovës është në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo cep të veriut. Qytetarët nuk kanë pse të frikësohen, Veriu është i gjallë, është i lirë për të gjithë qytetarët pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë, por Veriu asnjëherë nuk do të jetë pronë e kriminelëve! Sot, mbi Mitrovicë e mbi çdo fshat të veriut valon fryma e lirisë, e cila nuk trembet nga grafitet. Kosova është e jona, e përjetshme dhe e pathyeshme!”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të ngjashme