Bahtiri me goditje të rëndë ndaj Vjosa Osmanit, akuzon se përfaqëson “interesat e Grenellit dhe Gjuriqit”
Me gjuhë të ngarkuar dhe akuza të rënda i ka reaguar Vjosa Osmanit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, duke i thënë se po përfaqëson “interesat e Marko Gjuriqit dhe Richard Grenellit.”
Kjo pas një videoje të publikuar nga Osmani ku flet për “propagandë dhe përçarje”, duke iu referuar indirekt pushtetit të Vetëvendosjes.
“Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar,” tha Bahtiri,
