Bahtiri e vazhdon përplasjen “imagjinare” me Radoiçiqin: U përleshëm në mes të lumit Ibër, unë u futa edhe nën ujë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar të jap detaje për “përleshjen imagjinare” me kriminelin serb Milan Radoçiq.
Mbrëmë në emisionin “Këndi i Debatit, në Tëvë1, ai ka treguar edhe një episod të kësaj ngjarje.
Ndonëse dikur thoshte se vetëm ishin sharë “me nënë me Radoqiqin”, ai tani pretendon se edhe është përleshur me njerëzit e kriminelit serb.
“Ju e dini cila ka qenë problematika e saj, ku ne u përleshem në mes të lumit Ibër me kriminelet e Radoçiqit, të cilët unë u futa edhe nën ujë për t`i dalë zot asaj ure. Ajo urë një kamë e ka të ndërtuar. Prej asaj kohe ka mbetur, pasi që humba pushtetin”, ka thënë Bahtiri.
Deklarimin e Bahtirit më zë dhe figurë për këtë ngjarje mund ta shihni në viden më poshtë nga minuta 5:25.
Për këtë ngjarje, deputeti i VV-së kishte folur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një tubim zgjedhor, ai kishte thënë se është sharë me nënë me kriminelin serb.
“Nesër bie Albin Kurti dhe nuk është kryeministër i venit, keni me i pa qetu, ku ka qenë më parë Radoiçiqi, që unë u shajsha me te me nanë midis Ibri”, kishte thënë Bahtiri.