Bad News Eagles të pabesueshëm, eliminojnë ekipin më të fortë në botë "FaZe" nga Majori - NACIONALE

Bad News Eagles të pabesueshëm, eliminojnë ekipin më të fortë në botë "FaZe" nga Majori

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles kanë bërë arritjen e madhe duke mposhtur ekipin më të fortë në botë, "FaZe", njëkohësisht duke i eliminuar nga IEM Rio Major 2022.

Pavarësisht që pësuan dy humbje radhazi në "Legends Stage", BNE kanë ende gjasa për kualifikim pasi shënuan fitoren e parë, atë ndaj FaZe.

Në mapin e parë i zgjedhur nga BNE, fituan pas vazhdimeve me rezultat 16:19. Në këtë sfidë, padyshim më i miri ishte "JuanFlatroo" duke bërë mbi 30 vrasje.

Kurse, në mapin e dytë, atë që e përzgjodhën FaZe, në "De_Nuke", ishin dukshëm më të mirë duke fituar me rezultat në fund me 16:8 dhe barazuar serinë e fitoreve në 1:1.

Kësisoj, "De_Mirage" ishte vendimtar dhe ndeshja ishte tejet interesante me BNE që bënë një super rikthim nga 11:4 në 15:15 që ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime.

Në pesë raundet shtesë, nuk kishte prapë fitues me rezultatin që doli të jetë 18:18. Ndërsa, në shtesën e dytë bën gjënë më të pabesuar duke fituar me rezultat 20:22.

Tashmë, BNE ka nevojë edhe për dy fitore tjera që të arrijnë në raundin e play-off.

Lajme të ngjashme