Bad News Eagles "shpartallojnë" Astralisin, një fitore larg kualifikimit për Major - NACIONALE

Bad News Eagles "shpartallojnë" Astralisin, një fitore larg kualifikimit për Major

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi ynë kosovar, Bad News Eagles kanë shënuar fitore shumë bindëse ndaj Astralis, në kuadër të kualifikimit për Major, që do të mbahet në Brazil.

BNE ishin shumë bindës ndaj Astralis, duke dominuar nga fillimi i takimit, pavarësisht që kundërshtarët u panë favorit të padiskutueshëm shkaku i renditjes botërore, që zënë pozitën e tetë në botë.

Në mapin "Ancient", BNE fillimisht fituan gjysmën e mapit me rezultat të thellë 2:13, e pastaj kompletuan fitoren në 3:16.

Kështu, tani ekipi kosovar ka nevojë vetëm për një fitore që të sigurojë pjesëmarrjen në Major, duke pasur rezultatin 2:1.

Lajme të ngjashme