Babë e bir rrahen mes vete në Kaçanik, kërkojnë trajtim mjekësor për lëndimet - NACIONALE

Babë e bir rrahen mes vete në Kaçanik, kërkojnë trajtim mjekësor për lëndimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh.

Në këtë raport është evidentuar edhe një rrahje në një familje. Të përfshirë janë babai dhe i biri, të cilët janë rrahur mes vete.

Për shkak të rrahjes, ata kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE

Kaçanik 25.01.2024 – 23:50. Dy meshkuj kosovarë (babë e bir) kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme