Babë e bir bëhen llom në Prishtinë
Një qytetar në Prishtinë, e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy. Sulmuesi është dërguar në mbajtje, raporton Policia në raportin 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.