Babai i të miturës nga Gjilani që u rrah brutalisht nga bashkëmoshtataret vitin e kaluar tregon se janë shpërngulur jashtë Kosovës
Vitin e kaluar gazeta Nacionale kishte publikuar një rrahje brutale që po i bëhej një vajze të miture nga disa bashkëmoshtatare të saj. Ngjarja kishte tronditur vendin. Më të tronditurit ishin familjarët e viktimës e vet vitima. Babai i saj për Klan Kosova ka bërë të ditur se ata janë shpërngulur nga Kosova.
“Për hir të informimit të drejtë publik, unë mund të ju them se ka pesë-gjashtë muaj që unë dhe familja ime gjendemi jashtë Kosovës, domethënë kemi vendosur që për shkak të shëndetit të vajzës sime, për shkak të pasigurisë dhe të gjitha rrethanave që janë krijuar, me kërku qetësi, drejtësi dhe mirëqenie në një shtet tjetër demokratik në Evropë, pikërisht për shkak të ngjarjes që i ka ndodhur vajzës sime”, tha Krasniqi në Klan Kosova.