Babai i Memli Krasniqit mbron Albin Kurtin: Po, ka rrezik për luftë me Serbinë - NACIONALE

Babai i Memli Krasniqit mbron Albin Kurtin: Po, ka rrezik për luftë me Serbinë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi, njëherësh babai i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Kurtit për rrezikun e një luftë megjithatë nuk duhen shihen si krejtësisht të pabaza sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim.

Si bazë për këtë, Krasniqi e ka marrë deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës.

Kjo, sipas profesorit Krasniqi, përbën ‘de fakto’ qëndrim luftënxitës.

“Albin Kurti nuk duhet të fajësohet kur flet për rrezikun e luftës. Rreziku i luftës vërtet është potencial, sepse Serbia e ka atë plan dhe Rusia po e nxitë në atë drejtim. Vetë fakti që presidenti serb tha pardje në Bielinë se nuk do ta japë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës, de fakto është qëndrim luftënxitës.” – tha Krasniqi.

Sipas tij, ajo për të cilën duhet të mbahet përgjegjës Kurti janë planet e tij për të shmangur rrezikun që vije nga Rusia dhe Serbia.

“Kurti duhet të alarmojë për rrezikun nga Serbia, por duhet të punojë për ta shmangë me çdo kusht atë rrezik, e jo të futet në skemën e konfliktit, i cili i duhet Rusisë, paçka se edhe serbët lokalë dhe Serbia do të ishin dëm kolateral.” – përfundoi Krasniqi.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme