Babai i Memli Krasniqit jep një propozim: T'i mbledhim paratë e t'ua japim SBAShK-ut, Kurti po refuzon zgjidhjen - NACIONALE

Babai i Memli Krasniqit jep një propozim: T'i mbledhim paratë e t'ua japim SBAShK-ut, Kurti po refuzon zgjidhjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka bërë një status në lidhje me grevën e SBAShK-ut.

Në fakt, ai ka ofruar “një zgjidhje” për të dalë nga kriza.

Sipas Krasniqit, që ka qëlluar të jetë edhe babai i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, ka shkruar se paratë e kërkuara nga SBAShK-u duhet të mblidhen nga qytetarët, në një aksion solidariteti.

Sipas tij, një gjë e tillë duhet të ndërmirret, meqenëse kryeministrit Albin Kurti “rezuon çfarëdo zgjidhjeje të drejtë”.

Si duket, z.Krasniqi ka harruar se më nuk jetojmë në vitet 90-ta, e kur shqiptarët paguanin Fondin e 3% të LDK-së, në të cilën parti Krasniqi ka qenë për më shumë se 10 vite në krah të Ibrahim Rugovës, liderit të LDK-së.

Lajme të ngjashme