Babai e keqtrajton djalin në Prishtinë, rasti nën hetime - NACIONALE

Babai e keqtrajton djalin në Prishtinë, rasti nën hetime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person po dyshohet për keqtrajtim të fëmijës në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, fëmija nuk mund të takohet as me nënën, pasi prindërit janë të ndarë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) viktima mashkull kosovar- fëmijë, largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij, ndërsa viktima nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme