Azemi në 35 vjetorin e degës në LDK-së në Ferizaj: Mobilizimi ynë ka marrë një formë të re - NACIONALE

Azemi në 35 vjetorin e degës në LDK-së në Ferizaj: Mobilizimi ynë ka marrë një formë të re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë festuar 35 vjetorin e kësaj dege.

“Tash kemi një strukturë të organizuar, me të rinj e gra aktive, me nëndegë të forta në çdo lagje dhe fshat, me një ekip të përkushtuar që punon çdo ditë për të dëgjuar dhe përfaqësuar qytetarët.

Kjo është vetëm fillimi.” – ka thënë ndër të tjera ai.

E plotë:

35 vjet LDK në Ferizaj – Një histori krenarie, besimi e rikthimi

Sot, festuam 35 vjetorin e themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj – një udhëtim i gjatë i përkushtimit, vlerave dhe punës së palodhshme.

Faleminderit secilit prej jush për përkrahjen, besimin dhe angazhimin në këtë rrugëtim të përbashkët.

Në zgjedhjet e fundit, LDK në Ferizaj tregoi se është jo vetëm gjallë, por e fortë si gjithmonë.

Votuesit e kthyen besimin te LDK, dëshmi e qartë se qytetarët po kërkojnë seriozitet, organizim dhe alternativa të besueshme.

Mobilizimi ynë ka marrë një formë të re.

Tash kemi një strukturë të organizuar, me të rinj e gra aktive, me nëndegë të forta në çdo lagje dhe fshat, me një ekip të përkushtuar që punon çdo ditë për të dëgjuar dhe përfaqësuar qytetarët.

Kjo është vetëm fillimi.

Me këtë energji, me këtë unitet dhe me këtë besim, LDK në Ferizaj është gati për sfidat e ardhshme – dhe për fitoren e merituar.

Lajme të ngjashme