Azemi: Krahasimi i bizneseve me barrikadat kriminale në veri, e papranueshme dhe e rrezikshme - NACIONALE

Azemi: Krahasimi i bizneseve me barrikadat kriminale në veri, e papranueshme dhe e rrezikshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit për protestën e bizneseve.

Azemi ka thënë se krahasimi që e bëri Kurti me barrikadat në veri, është i papranueshëm dhe i rrezikshëm.

Postimi:

Bizneset e Kosovës nuk janë barrikada, por shtylla e zhvillimit ekonomik. Deklarata e Kurtit, që krahasoi protestën legjitime të bizneseve me barrikadat kriminale në veri, është e papranueshme dhe e rrezikshme.

Bizneset nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë kohë, drejtësi dhe trajtim të barabartë.

Liberalizimi i tregut të energjisë, rrezikon të fundosë mbi 1,300 ndërmarrje prodhuese në vendin tonë.

Bizneset tona krijojnë vende pune, paguajnë taksa dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë.

Në vend që të dëgjohen hallet e tyre nga qeveria në detyrë, ata po etiketohen si pengues të shtetit.

Ne qëndrojmë me bizneset dhe jo me arrogancën dhe fyerjet e tilla.

Lajme të ngjashme