Azemi i LDK-së: Kurti të jap dorëheqje, ne jemi gati për zgjedhje - NACIONALE

Azemi i LDK-së: Kurti të jap dorëheqje, ne jemi gati për zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka bërë me dije se oferta e kryeministrit Albin Kurti për zgjedhje të reja është përpjekje për t`i ikur përgjegjësisë.

Ai ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit po kërkon të viktimizohet përsëri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Azemi ka shkruar se LDK-ja është gati për zgjedhje.

“Kryeministri Albin Kurti, me mbi 50% të votave, me pushtet në duar më shumë se secili paraardhës i tij, sonte dha sinjalet e para se u dorëzua. Po i kërkon opozitës ta dërgojnë në zgjedhje, që të ikë nga përgjegjësia, por që ta ketë në duar mundësinë e viktimizimit, gjënë që di më së miri ta bëjë si qyqar që është”, ka shkruar ai.

Azemi ka bërë me dije se Kurti duhet të jap dorëheqje, nëse dëshiron zgjedhje të reja.

Pa asnjë sukses për tre vite mandat, si kryeministri i parë që i solli sanksione Kosovës, si udhëheqës që e thelloi krizën ekonomike e sociale në vend dhe si lider politik që acaroi raportet edhe më miqtë më të mirë të Kosovës, ai pa dyshim që duhet të ikë. Por le të japë dorëheqje për dëmin që e bëri. Le ta kuptojnë qytetarët se është i paaftë në qeverisje. LDK është gati. Rruga e Re është projekti. Ky shtet meriton qeverisje serioze dhe njerëz të aftë në krye”, ka shkruar Azemi.

Lajme të ngjashme