Azemi: Gjatë vitit të parë nuk do të lëshohet asnjë leje e ndërtimit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, Visar Azemi, ka treguar prioritet e tij, nëse arrin të bëhët kryetar.
Në ceremoninë e zyrtarizmit të kandidaturës së tij, ai ka bërë me dije në vitin e parë të mandatit nuk do të lëshohet asnjë leje e ndërtimit.
“Me besimin tuaj, në mandatin tim, që në vitin e parë do të bëjë planin e ndërtimeve në Ferizaj. Gjatë vitit të parë asnjë leje e re nuk do të lëshohet”, ”, ka thënë Visar Azemi gjatë prezantimit të programit të tij për Ferizajin.
Sipas tij, Ferizaji nuk është duke u zhvilluar dhe se po ndërtohet pa menduar.
“Kemi ndërtesa që po na zënë frymën, pa trotuare, pa parqe, pa parkingje, e pa shumë çka tjetër. Kemi rrugë për vetura, por jo për njerëz. Kemi objekte të reja, por jo edhe hapësira për fëmijë e familje. Çdo rrugë e re është një pengesë tjetër për një nënë me karrocë. Çdo ndërtesë që ngrihet, është një arsye tjetër për një fëmijë me u mbyll brenda mureve me telefon e ipad”, ka thënë Azemi.