Azemi: Do t`i padisim institucionet që nuk po e respektojnë vendimin e qeverisë për pagën minimale - NACIONALE

Azemi: Do t`i padisim institucionet që nuk po e respektojnë vendimin e qeverisë për pagën minimale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar se është në proces të hartimit të padisë për të gjitha institucionet e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se padia ka të bëj me mosrespektimin e vendimit të Qeverisë për pagën minimale.

Azemi ka përmendur institucionet qendrore që nuk po e përfillin vendimin e qeverisë për pagën minimale.

“Ne veç jemi në përgatitje të padisë për secilin institucion, veç e veç, që këtë pagë ta paguajnë në mënyrë retroaktive deri në zbatimin e këtij vendimi nga secili punëdhënhës. Kuvendi i Kosovës, Enti statistikor, Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Qendra studentore, QKUK punëtorët e sigurimit, Prokuroria e Shtetit, QMF Suharekë. Janë këto vetëm disa nga institucionet që se përfillën vendimin e Qeverisë dhe të Kuvendit, kryesisht te punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë. Ne në këtë rast, sindikata nuk fajëson kompanitë private, pasi që Ministria e Financave është dashur t’i subvencionojë kompanitë e ato t’i përcjellin te punëtorët. Më vjen keq që parashikimi i Sindikatës ka dalë i saktë”, është shprehur Azemi, raporton Koha.net.

Lajme të ngjashme