Azemi: 200 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova këtë vit
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka deklaruar se mbi 400 mijë të rinj janë larguar nga Kosova vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti.
Sipas tij, kjo nënkupton se "rreth 200 mijë kanë qenë punëtorë që e lëshuan vendin."
“Kemi një mungesë të punëtorëve që ua kam thënë me vetëdije, në katërmujorin e parë sipas të dhënave që ne kemi kanë kalu mbi 400 mijë të rinj, e që nënkupton rreth 200 mijë kanë qenë punëtorë që e kanë lëshu Kosovën, kjo dikë e dëmton”, deklaoi Azemi në “Tempus“.