Avonet: Vendimi i Gjykatës së Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, skandaloz - NACIONALE

Avonet: Vendimi i Gjykatës së Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, skandaloz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare “AVONET” e ka quajtur të padrejt, skandaloz e të njëanshëm vendimin për dënimin vetëm me 7 vjet e 6 muaj burgim për Shaban Gogajn, dorasin e Agonis Tetajt.

Sipas kësaj organizate, rasti duhet të delegohen në ndonjë gjykatë tjetër, dhe të rigjykohet nga e para.

Sepse Gjykata e Pejës, siq thuhet në deklaratë, është treguar joprofesionale gjatë trajtimit të këtij rasti

Deklarata e plotë:

Deklaratë për media

AVONET: Vendimi i Gjykatës Themelore të Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt skandaloz, i njëanshëm dhe i padrejtë

Prishtinë, 15 tetor 2022; AVONET ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.

Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo.

Duke pasur parasysh pamjet e publikuara të ditës kritike të vrasjes, shihet se si dorasi me gjakftohtësi merr në shënjestër dhe vret tashmë të ndjerin Tetaj, andaj, AVONET këtë proces e konsideron skandaloz, joprofesional dhe të padrejtë.

Për më tepër, zvarritja e këtij rasti, duke mos u zhvilluar asnjë seancë për një vit krijon pasiguri juridike për qytetarët e këtij vendi.

Andaj, AVONET kërkon nga Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim, për arsye se ky vendim nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm, poashtu kërkojmë që lënda të delegohet në ndonjë gjykatë tjetër, sepse sipas AVONET rigjykimi në gjykatën e njejtë dyshojmë se nuk do të sjell vendosje meritore.

AVONET konsideron se rastet e tilla duhet të merren dhe trajtohen më me seriozitet sepse assesi këto raste nuk mund të shndërrohen në shembuj që te qytetarët të krijohet mungesa e besimit në organet e drejtësisë.”

Lajme të ngjashme