Avokatja e viktimave: Salih Mustafa i ka trajtuar si kafshë - NACIONALE

Avokatja e viktimave: Salih Mustafa i ka trajtuar si kafshë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokatja e viktimave, Annie Pues, ka dhënë fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ajo në seancën e sotme ka thënë se viktimat e këtij rasti, janë trajtuar si kafshë.

“Ndaj viktimave kishte sulm çnjerëzor, kjo është sulm mbi identitetin njerëzor, duke iu shkaktuar lëndime të mëdha, ky aspekt ata i bënë të ndjehen më keq se kafshët. Kjo i ka bërë disa prej tyre që të dëshirojnë t’i merr vdekja”, tha Pues.

Ajo më tutje theksoi se arrestimi i këtyre personave ka qenë i padrejtë.

“Arrestimi i tyre ka qenë i padrejtë. Nuk ka pasur fletarrestime, nuk ka pasur gjykatës, e as nuk janë njoftuar familjet. Tortura është e papranueshme. Avokati ka thënë se nuk është e vërtetë, por ekspertët e kanë konfirmuar se trupat e viktimave kanë shenja dhe dëmtime të shumta të cilat janë si rezultat i torturës së përshkruar dhe kjo është dëshmi e fuqishme. Vitimat vazhdojnë të vuajnë nga stresi. Dëshmitarët e përshkruajnë komandant Calin si të lidhur direkt me ndalimet arbitrare, dhe këto dëshmi tregojnë përfshirjen e të akuzuarit në këto krime. Prokuroria ka dhënë dëshmi të drejtpërdrejta dhe të mjaftueshme, sepse ka qenë ai që ka filluar keqtrajtimin e njërit prej dëshmitarëve duke thënë jepini fund”, theksoi avokatja e viktimave.

Lajme të ngjashme