Avokati Smakiqi: Fyerjet e deputetit Basha ndaj gjyqtarëve përbëjnë vepër penale
Avokati Xhevdet Smakiqi ka vlerësuar se deklarimet publike te deputetit të VV-së, Dimal Basha, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës, përbëjnë vepër penale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fyerjet publike nuk kanë të bëjnë asgjë me liri të shprehje.
“Deklarimet publike te Dimal Bashes, që aksidentalishtë është deputet i Kuvendit të Kosovës, kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës, përbëjnë edhe vepër penale të thirrjes për pëqarje dhe urrejtje të një grupi të caktuar të shoqërisë. Madje sipas pikëpamjes time këto thirrje publike që prokurorët dhe gjyqtarët t’i krahasoi me Kryekriminelin Sllobodan Milloshoviç janë fyrje dhe nuk mund te konsiderohen liri e shprehjes sepse janë përhapje e fakteve të pavërteta kundër një numri te madh qytetaresh me funksione publike qe administrojnë drejtësinë. Prandaj, pavarësia dhe liria e shprehjes sipas ligjeve ne fuqi, i kanë te përcaktuara kufijtë e saj deri sa nuk fyeni tjetrin”, ka shkruar ai.